16:20 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ismet “Baba” flet për Superkupën, tregon sa skuadra do të luftojnë për titull

Drita mposhti Prishtinën me rezultat 2-1 në finalen e Superkupës së Kosovës e cila u zhvillua në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Këtë ndeshje e ka komentuar edhe njëri nga trajnerët më të njohur të futbollit kosovar, Ismet Munishi.

Munishi ka thënë se Drita e ka merituar fitoren edhe pse Prishtina ka bërë pjesën e parë më të mirë në vitet e fundit.

“Futbolli i Kosovës po ngritët me hapa te sigurte. Ndeshja e Superkupes ishte spektakel i vertete, tempo e lojes ishte me e shpejte, akcione te mira, raste plote, shtylla dhe permbysje e rezultatit ne fund. Prishtina luajti pjesen e pare me te mire ne 4 ose 5 vitet e fundit, por futbolli luhet 90 min .Drita me plote merite fitoi superkupen por sivjet do ta kete shume te veshtire ta mbroj titullin, me kete kuader te futbollistëve”, ka shkruar trajneri i Besës.

Ai ka thënë se këtë sezon do të luftojnë pesë skuadra për titullin e Superligës.

“Qershia mbi torte Arena e futbollit qe na ka munguar shume “Fadil Vokrri”, nje stadium dinjitoz, shikuesit u kenaqen tej mase. Do i kemi 5 kandidate per titull prape, na pret nje sezone fantastike, shijojeni. Te gjithe tifozëve, futbolldashezve, futbollisteve ju deshiroj fillim te mbare te kampionatit. Ju prifte e mbara.  Kosova po forcohet, Kosova po perparon, Kosova po behet”, ka përfunduar Munishi. /IndeksOnline/