19:50 / E Mërkurë, 21 Mars 2018

Ismet Beqiri: LDK dëshmoi që është shtylla dhe garanca e shtetit tonë

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri i ka uruar qytetarët e Kosovës për ratifikimin e demarkacionit. Sipas Beqirit, votimi duhej të bëhej para 3 vitesh.

“Sot u Ratifikua Marrëveshja për Demarkacionin. Kjo është dashur të bëhet para diku 3 vitesh.
LDK dëshmoi që është shtylla dhe garanca e Shtetit tonë. Vetëm interesi i qytetarëve dhe veprimi ynë si çdo herë Institucional na shtyri ta votojm këtë Marëveshje.

Vetëm për qytetarët dhe për Shtetin tonë ishin këto vota,asnjë votë e jona nuk është për këtë qeverisje aktuale, të brishtë dhe të dështuar

Ata ishin një ndër pengesat pse kjo nuk ka ndodhë me herët dhe u izoluan qytetarët tonë.
Urime qytetarëve të Kosovës” shkruan Beqiri në Facebook./Indeksonline/

Temat: