16:27 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Itali, 4-vjeçarja shqiptare bie nga dritarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje shqiptare në Itali.

Mësohet se një 4-vjeçare shqiptare ka rënë nga dritarja në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës historike të Maggianico Lecco në Itali.

Mediat italiane raportojnë se vajza është plagosur rëndë dhe ku dhe u gjet e vetëdijshme nga nëna, që i dha ndihmën e parë.

E mitura është transportuar drejt spitalit ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia italiane po vijon hetimin e ngjarjes.