22:45 / E Enjte, 31 Maj 2018

Italia zgjedh kryeministrin e ri dhe kabinetin qeveritar

Giuseppe Conte do të betohet si kryeministër i Italisë pas pranimit të postit në qeverinë e re të vendit.

Zyra e presidentit njoftoi të enjten se Conte kishte pranuar rolin dhe do të betohej në të premten pasdite me ministrat e kabinetit, raporton The Indipendent, transmeton Indeksonline.

“Do të punojmë me vendosmëri për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë italianëve”, u tha Conte gazetarëve në një deklaratë të shkurtër ku lexoi listën e ministrave. /Indeksonline/