17:25 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ivan Rakitic: S’ka gjë më të mirë në botë se me qenë kroat

Ivan Rakitic është shfaqur në konferencën e sotme para ndeshjes finale ndaj Franës. Mesfushori fantastik i Barcelonës ka thënë se janë të gatshëm të realizojnë ëndrrën e tërë popullit kroat, triumfin në Kupën e Botës.

“Nuk ka ndjenjë më të mirë se të qënit një kroat. Kur kam vendosur të luaj për Kroacinë, kam ëndërruar për këtë. Jemi gati ta përmbushin ëndrrën tonë dhe të një popullir, e kjo është diçka shumë e bukur.

Që nga fillimi ishim të bindur se mund ta realizojmë këtë synim. Jemi krenar, të lumtur, të bashkuar.

Nuk jemi vetëm 23 lojtarë, por 4 milionë e gjysmë banorë. Nuk po kërkojmë hakmarrje për Francën për eliminimin në 98-tën, por po kërkojmë Botërorin tonë të parë” ka thënë Rakitic./Indeksonline/