08:59 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Ivanovit sot i përfundon afati për dekretimin e ligjit të gjuhës shqipe

Sot përfundon afati tetë ditor që presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka në dispozicion për të firmosur dekretin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Sipas kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, ligji mund të publikohet në Gazetën Zyrtare edhe pa nënshkrimin e presidentit Ivanov.

Nga Gazeta Zyrtare kanë thënë se nga Kuvendi ende nuk kanë pranuar kërkesë për publikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa shërbimet e Kuvendit nuk zbulojnë se kur planifikojnë të dërgojnë ligjin.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua me 64 vota “pro”më 14 mars në lexim të tretë nga Kuvendi i Maqedonisë.