15:59 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ja çka thotë Molliqaj lidhur me lirimin e aktivistëve të VV-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Dardan Molliqaj i është gëzuar lajmit për ndërprerje të paraburgimit për tre aktivistët e VV-së.

Lirimin e Frashër Krasniqit, Atdhe Arifit dhe Egzon Halitit, Molliqaj e ka lidhur me ditëlindjen e aktivistit të vdekur të VV-së Astrit Deharit.

Postimi i Molliqajt në Facebook:

Lirohen nga paraburgimi Atdheu, Egzoni dhe Frashëri. Pikërisht sot, në ditëlindjen e Astrit Deharit, kur ai do të duhej të ishte në mesin tonë duke festuar ditëlindjen e tij.

Kjo përndjekje e montuar politike ndaj aktivistëve tanë duhet dhe do të përfundoj duke i sjellur para drejtësisë ata që padrejtësisht arrestuan aktivistët dhe si pasojë na e morën Astritin.#DrejtësipërAstritin /Indeksonline/