20:40 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shenja më me fat për ditën e nesërme

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Mundohuni që të përfitoni sa më shumë nga kjo ditë fundjave për të pushuar, pasi iu pret një javë e vështirë. Do të jeni të përfshirë në një sërë negociatash, të cilat iu shohin të tensionuar, por me mendjen e freskët do të arrini të gjeni zgjidhjet e duhura.

Demi

Gjatë kësaj dite duhet të jeni më komunikues sa i takon marrëdhënieve të punës. Kjo gjë vlen sidomos nëse po tentoni të propozoni një ide të re, e cila ka nevojë për sqarim.

Binjakët

Ju duhet kurajo në këto momente për tu përballur me gjithë ato situata që gjatë ditëve të fundit ju kanë tensionuar. Mundohuni që të shikoni përreth me më shumë vëmendje, pasi parashikohen takime të reja interesante. Duhet ti bëni sytë katër, për të kapur mundësinë e duhur.

Gaforrja

Ka disa aspekte të lidhjes tuaj aktuale me partnerin/en, të cilat nuk ju bëjnë të kënaqur. Dëshironi që të keni më shumë mbështetje në çështjet e punës, të cilat i keni shumë përzemër, kështu që është momenti që të flisni hapur për nevojat që keni.

Luani

Kjo e diel do të jetë mjaft e dobishme, për të bërë një përmbledhje të gjithë situatës tuaj profesionale. Mundohuni që të shmangni konfliktet me bashkëpunëtorët, pasi për të mbyllur disa punë, keni nevojë për mbështetjen e tyre. Kjo e diel kërkon guxim në dashuri, prandaj jini të vendosur dhe mos u druani të shprehni ndjenjat tuaja.

Virgjëresha

Dita do të jetë mjaft romantike dhe intriguese, ku do të jeni tejet ëndërrimtarë dhe të relaksuar. Më në fund mund të kaloni pak më shumë kohë me njeriun tuaj të zemrës, duke lënë pas shpine, të gjitha momentet e tensionuara.

Peshorja

Lërini mënjanë të gjitha tensionet që keni pasur së fundmi në familje apo në vendin e punës, pasi kjo gjë mund t’iu bëjë të jeni të hutuar dhe të shpërqendruar. Megjithatë ka disa çështje burokratike, që kërkojnë domosdoshmërisht vëmendjen tuaj.

Akrepi

Do të keni mundësi për të pushuar, medituar dhe planifikuar strategji interesante, për të nxjerrë avantazhet më të mira, në vendin tuaj të punës. Në dashuri do të jeni nervozë dhe të tensionuar, ndaj bëni mirë të mos e provokoni partnerin/en.

Shigjetari

Do të keni mundësi që të merrni pjesë në një aktivitet shumë interesant, i cili do ju mundësojë krijimin e kontakteve të reja në punë. Do të jeni të besueshëm dhe me intuitë dhe kjo gjë do ju bëjë të sigurtë dhe profesionistë. Në dashuri, do të ketë disa pasiguri të vogla.

Bricjapi

Këshillohet që gjatë kësaj të diele të jeni të kujdesshëm, ndaj zërave që qarkullojnë rreth jush në vendin e punës. Kjo pasi, pavarësisht suksesit që keni gjetur së fundmi, do të ketë nga ata që duan t’iu vendosin shkopinjtë nën rrota.

Ujori

Nuk jeni plotësisht të kënaqur nga disa bashkëpunime që keni bërë së fundmi. Do të jeni shumë kokëfortë dhe kjo gjë do ju pengojë që të kuptoni të tjerët. Duhet të jeni më shumë bashkëpunues, duke e lënë disi mënjanë instinktin tuaj komandues.

Peshqit

Gjatë kësaj të diele do të jeni shumë të kërkuar dhe kjo për shkak të natyrës tuaj dhe këshillave që dini të jepni. Zgjuarsia juaj do të vlerësohet maksimalisht dhe kjo gjë do ju bëjë që të rrethoheni nga mirënjohja. Gjithsesi horoskopi këshillon që në dashuri, të mos jeni negativ.

Temat: