19:43 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Ja sa ka fituar Britania nga martesa e Princit Harry dhe Meghan Markle

Të gjitha parashikimet që ekonomia britanike kishte bërë para dasmës kanë kaluar. Më pozitiv nga sa ishte menduar. Kështu, pasi ka kaluar vetëm një javë nga dasma e famshme, Britania zbuluar bilancin dhe është një sukses i vërtetë. Siç shkruajmë mediat britanike, suksesi është reflektuar në të gjitha drejtimet – ndikimi në media, në familjen mbretërore dhe në të gjithë ekonominë.
Sipas Brand Finance, revista ekonomike që është marrë me parashikimet ekonomike para dasmës, familja mbretërore do të fitojë 1.2 miliardë stërlina këtë vit.

Gjithçka është analizuar nga revista i përket çdo detaji që ka qenë pjesë e dasmës.

Duke nisur që nga këngëtarët e korit të orkestrës, të cilët kanë shënuar të ardhura më të larta pas dasmës e deri tek përfaqësuesit e kishës së Shën Xhorxhit, të cilët kanë marrë të gjithë vëmendjen e publikut. Edhe predikuesi amerikan, Michael Curry, që mori fjalën në dasmën mbretërore, është një yll mediatik. Sipas përllogaritjeve të bëra, Windsor ka fituar në total 1.5 milionë stërlina më shumë, falë “Po”-së mbretërore.

Siç ishte diskutuar, dasma lë pas edhe fitimet që u siguruan nga dasma e William dhe Kate Middleton.

Arsyen, Brand Finance e komenton me faktin se Princi William, për dasmën e tij në vitin 2011, dha një ditë pushim, ndaj rezultati ishte 1.5 miliardë stërlina prodhim më pak për ekonominë britanike.

Ndërsa këtë vit, dasma ishte ditën e shtunë, kështu që nga prodhimi vendës nuk humbi asgjë.

Megjithatë, edhe atë vit humbja u kompensua nga biznesi që shoqëroi shfaqjen.