15:36 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Ja sa shpesh duhet ta pastroni tastierën tuaj!

A keni menduar ndonjëherë se cilat janë gjërat më të ndyra me të cilat keni kontakt çdo ditë?

Disa gjëra mund të mos iu vijnë në mend, por padyshim që ky objekt është më i ndyri i mundshëm, transmeton Indeksonline.

Harrojeni guaskën e banjës, pasi tastiera e kompjuterit tuaj është thesari i papastërtisë. Por, sa shpesh e pastroni atë tuajën?

Meqë pajisjet elektrike nuk përzihen me ujë e sapun, ndoshta kjo është arsyeja pse harrojmë t’i pastrojmë ato.

Sipas një studimi të bërë, më së shumti mikrobe përmban tastiera, që ka 400 herë më shumë se sa guaska e tualeti.

Ajo që duhet të bëni është gjithmonë para se të uleni para kompjuterit t’i pastroni duart me ujë dhe sapun, pasi kështu niveli i papastërtisë do të jetë pak më i ultë.

Prandaj, tastiera dhe miu (mausi) duhet të dezinfektohen të paktën një herë në javë, ndonëse studimi i bërë para disa vitesh sygjeronte që një gjë e tillë të bëhej çdo ditë.

Këto janë disa këshilla për tu kujdesur sa më mirë për tastierën:

Lani duart para se të përdorni tastierën;

Sapo të ndjeni se duart u janë tharë, lëreni kompjuterin;

Kthejeni tastierën teposhtë dhe shkundeni atë, në mënyrë që papastërtitë të dalin si dhe

Lageni një pambuk me ujë ose alkool dhe futeni mes butonave. /Indeksonline/

Temat: