14:28 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ja sesi të shkarkoni privatisht historitë e miqve në Instagram

Instagram mund të jetë ndërtuar për shpërndarjen e fotografive por historitë gjithashtu kanë lulëzuar.

Ata fshihen pas 24 orësh dhe janë një mënyrë e mrekullueshme për tu treguar ndjekësve se çfarë jeni duke bërë momentalisht.

Ju mund të shikoni historitë e miqve duke klikuar ikonat e tyre në krye të Instagram. Po sikur të shkarkonit një histori dhe ta ruani atë?

Ja sesi të ruani privatisht një histori Instagrami

  • Vizitoni Storiesig.com në kompjuter ose telefon
  • Vendosni emrin e përdoruesit historinë e të cilit doni të shkarkoni. Duhet të jetë emri i saktë (username)
  • Nëse ai emër përdoruesi që keni vendosur është i saktë do të shfaqet një emër dhe një foto profili në rezultatin e kërkimit. Selektojeni për të parë historitë e tij.
  • Në faqen e rezultateve klikoni butonin “Download” për të ruajtur historitë që dëshironi.

Duhet të keni parasysh se sapo historia të fshihet nuk mund ta shkarkoni më me këtë softuer.