17:07 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018

Ja si ajri i ndotur i Obiliqit arrin në Prishtinë (Video/Foto)

Kohëve të fundit, çështja e ajrit të ndotur ka qenë kryetema në vend.

Një video të realizuar nga Indeksonline, shihet tymi i termocentraleve të Obiliqit që vije në drejtim të Prishtinës.

Shikojeni dhe vlerësoni se si ajri i Obiliqit e ndot atë të kryeqytetit, i cili ditë më parë renditej si qyteti më i ndotur në botë. /Indeksonline/

—-

Pas këtij shkrimi ka reaguar zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli. Në reagimin e tij të cilin ua ka dërguar të gjitha mediave, Bucolli tenton të ironizoi me gazetarin kinse ai nuk ka njohuri se çfarë është avulli dhe çfarë është tymi.

Bucolli në reagimin e tij me gabime drejtshkrimore thotë se përveç fotografive që pasqyrojnë të vërtetën, të gjitha të dhënat e tjera në këtë artikull janë të pa vërteta.

Me poshtë gjeni të plotë reagimin e Bucollit, pa ndërhyrje:

Enderuara Redaksi,

Me përgjegjësi të plotë njoftojmë opinionin e gjerë se në artikullin e publikuar ne portalin “indeksonline” me titull frikësues “Ja si ajri i ndotur i Obiliqit arrin në Prishtinë” përveq fotografive që pasqyrojnë të vërtetën (avullin qē del nga dy Termocentralet) të gjitha të dhënat e tjera në këtë artikull janë të pa vërteta dhe si tē tilla janë denigruese, mbase për faktin se gazetari nuk ka njohuri se çfarë është avulli dhe çfarë është tymi.

Prandaj, pêr hirë të së vërtetês dhe në mënyrë të informimit të drejt, ju lutem që sa më parë të njoftoni opinionin e gjerë me të vërtetën!

Me respekt,

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete

Korporata Energjetike e Kosovës