14:06 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ja si ia vjedh hajni shitëses telefonin në market (Video)

Vjedhjet dhe grabitjet nëpër markete dhe lokale të ndryshme në vend janë shpeshtuar kohet e fundit.

Por tani janë të rralla rastet kur nuk kapen hajnat që kryejnë vepra të tilla, të paktën nga kamerat e sigurisë,  transmeton Indeksonline.

Një rast i vjedhjes në market ka ndodhur me 22 dhjetor në Prishtinë.

Sipas videos që ka arritur në adresë të Indeksonline shihet se si një person me kapele dhe syze futet në market dhe derisa e bënë pagesën e sendeve, vjedh telefonin e shitëses dhe më pas del pa u vërejtur nga viktima.

Ndonëse ende nuk është identifikuar i dyshuari, trupi i tij është kapur nga kamerat e sigurisë.

Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin dhe mbetet të shihet nëse i dyshuari do të përfundoi në pranga të autoriteteve të rendit./Indeksonline/