11:34 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Ja si ndodhi krimi i rëndë në Kamenicë

Pas rrahjeve që mori nga babai, fëmija 14 vjeç në Karaqevë të Kamenicë ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se si pasojë e dhunës fizike – rrahjes të ushtruar me shkop druri nga prindi, fëmija  ka ndërruar jetë.

Ndërkohë Policia e Kosovës në rajonin e Kamenicës ka bërë të ditur se në bazë të hetimeve të para dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marrë të holla dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit të tij.

Nga hetuesit e hetimeve rajonale janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore në mënyrë që të zbardhen rrethanat e këtij rasti tronditës, përderisa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Indeksonline/