22:36 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Jahjaga: Gruaja kosovare mund të jetë edhe presidente edhe kuzhiniere e mirë

Ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka përkujtuar disa prej komenteve qoi bëheshin asaj përgjatë mandatit në krye të shtetit, shkruan Indeksonline.

Ajo ka treguar se shumë burra i komentonin se vendi i saj është në kuzhinë, duke gatuar ndonjë fli.

Por, Jahjaga i ka përshëndetur posaçërisht ata që bënin komente të tilla, duke iu thënë se gruaja e Kosovës mund të jetë edhe e zonja në kuzhinë edhe të jetë presidente.

Ky është postimi i plotë:
Gjatë mandatit tim si presidentja e parë grua në historinë e Kosovës, shumë burra më thonin nëpër komentet kryesisht që i shkruanin në rrjete sociale që si grua  e kisha vendin në kuzhinë, që do të duhej të isha në shtëpi, duke gatuar ndonjë fli.

Sonte po ua plotësoj këtë dëshirë, duke më parë në kuzhinë. Mirëpo nga këtu, nga kjo foltore i përshëndes të gjithë ata misogjinist me porosinë që gruaja e Kosovës mund t’i bëjë të dyjat – të jetë edhe e zonja në kuzhinë edhe të jetë presidente e vendit. #shijashqiptare #sokolprenga #pejacity