21:04 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Jakup Krasniqi me një këshillë miqësore për qeveritarët

Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi u ka dhënë një këshillë miqësore qeveritarëve.

Përmes një postimi në Facebook, ai u ka bërë atyre thirrje që të kursehen nga premtimet dhe të tregohen dorështrënguar në shpenzimet e parasë publike, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i tij:

Është në të mirën tuaj qeveritarë të vjetër e të ri, është për të mirën e qytetarëve që ju të kurseheni nga premtimet që nuk varen prej jush, por edhe prej atyre që mund të varen nga ju.

Êshtë mirë që të jeni më dorështernguar në shpenzimin e parasë publike. Luksin me telefona të mençur bënë me paratë tuja. Dine fuqinë ekonomike të vendit që përfaqësoni! Fuqia financiare e të cilit është më vogël sesa e një Klubi Futbolli.

Dinja hallin qytetarëve të vendit që përfaqësoni. Dinja hallin mundësive që ka shteti ynë i ri besa dhe i varfër. Ndalni premtimet për ndarjet mbi bazat etnike.

Kosova është shtet i qytetarëve të barabartë.