17:03 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Jakup Krasniqi: Mua më thirrin bac, “Kupa” është prodhim i humorit të pasluftës

Ish-komandanti i UÇK-së, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, tani Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka reaguar lidhur me një shkrim të publikuar në media, ju përmendej presudonimi i tij.

Sipas Krasniqit, atë ish-nxënësit e tij e kanë thirrur `mësues` apo `bac`, ashtu siç shumica e njerëzve e thirrin edhe sot, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë se pseudonomi “Kupa”, është prodhim i humorit të pas luftës.

Ky është komenti i tij:

Pseudonimi im nuk është i sakt.

Arsyeja: Në luftë nuk kam pasur pseudonim, ndonëse ne ndonjë rast, ish nxënësit me ka thirrur: Mësuesi e në ndonjë rast me kanë thirrur dhe Baci, që me thonë edhe sot.

Opinionit të gjerë, vendor e ndërkombëtar nga 10/11 qershori 1998 i jam prezentuar, me emrin e mbiemrin: Jakup Krasniqi. Gjithashtu edhe më fotografinë e me poshtme, pas pak ditëve.

“Kupa” është prodhim i humorit të pas luftës.