09:02 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Jam 20 vjeçare dhe e virgjër, por të qenit e tillë është presion i madh

Në redaksinë e “The Guardian” një vajzë ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me jetën seksuale, përderisa ka pritur përgjigje nga psikologia për shqetësimin e saj.

“Unë jam një 20 vjeçare dhe ende e virgjër. Puthja ime e parë ishte kur isha vetëm 18 vjec dhe pothuajse e humba virgjërinë para një viti por për disa arsye nuk ndodhi.

Presioni që nuk kam kryer marrëdhënie është i madh, njerëzit më gjykojnë më shohin si një njeri ndryshe. Kjo ka bërë që të mos socializohem me të tjerët.

Nuk ndihem rahat me vetën dhe nuk jam gati që të takohem me dikë e t’ia fal trupin, të ndihem rahat që të jem lakuriq me të.” thuhet në mesazhin e lexueses.

Përgjigja e psikologes:

Seksualiteti yt dhe jeta jote nuk është punë e askujt përveç se e jotja. Ju nuk duhet të zbuloni informacione private, e aq më pak tu tregoni të tjerëve për jetën tuaj seksuale. Kjo duhet të bëhet që të mos ndjeni presion në këtë aspekt. Kurse për mos të qenit komod në një marrëdhënie, ju duhet të punoni me vetën të gjeni mënyra që në paqe të kuptoheni me partnerin./Indeksonline/