20:33 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / indeksADMonline

Jam duke shkuar me dy gra që e njohin njëra tjetrën dhe njëra është shtatzënë, çfarë të bëj?

Unë jam duke pasur marrëdhënie seksuale me dy gra që e njohin njëra-tjetrën në të njëjtën kohë.

Ato më kanë dhënë një ultimatum për të lënë njërën prej tyre, por unë po e kam të vështirë të zgjedh- edhe pse njëra prej tyre është duke pritur fëmijën tim.

Unë jam 31 vjeç dhe deri para 18 muajve, isha në një marrëdhënie gjashtë vjeçare me njërën prej tyre.

Dhe unë fillova ta mashtroja atë. Ajo ishte një vajzë që e dashura ime e njihte nga palestra dhe ishte vetëm çështje kohe para se partnerja ime ta mësonte të vërtetën.

Kemi pasur disa javë diskutim dhe unë dikur bëra gati valigjet dhe u zhvendosa me vajzën tjetër.

Ish e dashura ime është 29 dhe e dashura ime e re 27 vjeçe.

Ajo është e mrekullueshme dhe më do mua. Jeta jonë seksuale ishte e pabesueshme dhe unë isha një njeri shumë i lumtur.

Por në të njëjtën kohë unë ende mendoja për ishin tim, sidomos kur e pashë atë që dilte nga palestra ku edhe dukej shumë seksi.

Ajo kishte ndryshuar stilin e flokët dhe kishte bërë një të dashur të ri. Brenda disa muajve e dashura ime e re ishte shtatzënë dhe ishim shumë të gëzuar.

E dashura ime e re ishte në vizitë tek motra, kur unë shkova në shtëpinë e ishit tim. Makina e saj ishte para shtëpisë, kështu që unë i shkrova mesazh për t’i thënë nëse mund ta vizitoja.

Ajo më ftoi dhe ne patëm një mbrëmje fantastike.

E pash që dashuria për të ishte ndoshta më e madhe. I thashë asaj që ende mendoja për të dhe ajo tha të njëjtën gjë për mua.

Që nga ajo natë, unë për gjashtë muaj isha duke shkuar me të dyja në të njëjtën kohë.

Të dy vajzat duan që unë të jem me to. Ato e njohin njëra tjetrën, flasin dhe më kanë thënë se nuk mund të vazhdojë kështu dhe se duhet të zgjedh mes njërës.

Fëmija im është gati të lind dhe unë dua të jem një baba i mirë, por nuk mendoj se mund të heq dorë nga ishi-im.

Përgjigja:

Ju keni në rrugë një fëmijë të pafajshëm, i cili do lind në mes të kësaj grindjeje.

Unë besoj që ju duhet të mendoni mirë dhe të bëni një zgjidhje. Ju jeni gati të bëheni baba, prandaj tregoni ndonjë përgjegjësi./Indeksonline/