10:13 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

James “mbretëron” NBA-n, Cleverland triumfon në lindje (FOTO/VIDEO)

Cleverland Cavaliers janë kampion në konferencën e lindjes pasi arritën të mposhtin në finalen e shtatë Boston Celtics.

Cavaliers triumfuan në ndeshjen e shtatë me rezultat 87-79, shkruan indeksonline.

Njeriu i ndeshjes ishte LeBron James i cili kontribuoi me 35 pikë, 15 kërcime dhe nëntë asistime.

Mëngjesin e ardhshëm do të kuptohet edhe triumfuesi i konferencës së perëndimit, ku do të përballën Warriors dhe Rockets. /IndeksOnline/