20:48 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

James: Nuk kam probleme me Zidanen, nuk festoj nëse shënoj

Lojtari kolumbian edhe njëherë tjetër ka treguar simpatinë për Los Blancos.

James Rodriguez ka respekt të madh për klubin e Real Madridit, dhe tregon se nuk ka problem me ish-shefin e tij, Zinedine Zidane, transmeton IndeksOnline.

Ai thotë se edhe nëse shënon gol në “Santiago Bernebeu” nuk do të festoj!

“Unë kam kaluar shumë mirë këtu. Ishin tri vjet unike duke fituar shumë tituj. Unë kam respekt për klubin dhe tifozët. Nuk kam asnjë problem me Zidanen. Unë jam i lumtur këtu, por pas Kampionatit Botëror, do të shoh se çfarë do të ndodh”, ka thënë James.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Bayern Munchen do të zhvillohet të martën (nesër) nga ora 20 e 45./IndeksOnline/