08:34 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

James tejet i mërzitur për eliminimin, nuk arriti t’i kontrollonte emocionet (Video/Foto)

James Rodriguez dhe ekipi i tij kombëtar Kolumbia u eliminuan nga faza e 1/8 së finales në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Ylli i Real Madridit që është i huazuar te Bayern Munchen, nuk luajti në ndeshjen e mbrëmshme kundër Anglisë, shkaku i një lëndimi, shkruan IndeksOnline.

Ai e përcolli ndeshjen nga tribuna, por pas ekzekutimeve të penalltive ai u afrua dhe qëndroi me bashkëlojtarët në stol.

Por fundi nuk ishte aq i mirë për Jamesin, i cili së bashku me shokët u eliminuan nga turneu më i rëndësishëm në botën e futbollit.

Ai nuk arriti t’i kontrollonte emocionet dhe qau duke shikuar festën e “Tre Luanëve”.

Kujtojmë që koha e rregullt ishte mbyllur me rezultat të barabartë 1 me 1./IndeksOnline/