23:54 / E Shtunë, 28 Korrik 2018

James tregon ku do të luaj sezonin e ardhshëm

James Rodriguez është i bindur se do të qëndroj në Munchen edhe sezonin e ardhshëm.

Ai në një intervistë ka bërë të ditur se synon të fitoj tituj me bavarezët.

“Viti im i parë ishte pozitiv dhe dua të fitojë trofe të tjerë sivjet ku synimi kryesor padyshim që është Champions League. Jam shumë i lumtur në Mynih, mendoj vetëm për Bayern dhe kam besim se do të qëndrojë gjatë në këtë ekip, duke shpërblyer besimin që drejtuesit kanë pasur te unë. Kjo është dëshira ime, të qëndrojë edhe për disa vite te Bayern”, ka thënë James.

James u transferua në Bayern vitin e kaluar, ku në 23 paraqitje ka shënuar shtatë gola. /IndeksOnline/

Temat: