11:31 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Janari muaji i divorceve, ekspertja jep këshilla si t’i tejkaloni problemet në çift

Me Vitin e Ri vjen edhe fillimi i mendimeve- por për shumë të tjerë mund të jetë edhe fundi i martesës së tyre.

Avokatët në mbarë botën e kanë quajtur janarin si periudha kryesor e ndarjes së marrëdhënieve për shkak të numrit të madh të çifteve të pakënaqura që ndahen pas pushimit festiv.

Në këtë muaj është edhe dita e cila cilësohet si “Dita e Divorcit”, që bëhet fjalë për 8 janarin që ishte të hënën e kaluar.

Kështu, sociologoja nga Australia, Nikki Goldestesin shpjegon pse janari është bërë i popullarizuar për ndarjet, transmeton Indeksonline.

Duke folur për Daily Mail të Australisë, ekspertja e marrëdhënieve në çift tha se shumë çifte presin që të përfundojë Viti i Ri për shkak të fëmijëve.

“Ju qëndroni me të së bashku për shkak të fëmijëve, sepse ideja që të ndaheni para Krishtlindjeve apo edhe Vitit të ri, nuk është me të vërtetë tërheqëse apo e duhura”, ka thënë ajo.

“Kështu përderisa ju përpiqeni të jeni së bashku për shkak të familjes tuaj, e gjithë kjo akumulohet në një stres të panevojshëm, i cili më vonë edhe mund të shpërthej”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, çiftet të cilët ziheshin gjatë pushimeve të fundvitit në janar, do të ishin në tensione të mëdha në janar të cilat në shumicën e rasteve rezultojnë me ndarje.

Ajo shpjegoi se kishte shumë faktorë se pse martesa merrnin fund, duke përfshirë stresin e jetës, mos-komunikimin e duhur dhe mungesën e intimitetit.

Sipas saj, divorci nuk është më tabu, por ajo këshillon që të gjithë ata që duan ta ruajnë martesën çelësi kyç është komunikimi.

Nëse ju jeni të zemëruar dhe vazhdoni të bisedoni me një ton acarues atëherë kjo nuk do të zgjidh asgjë.

Është mirë që të qetësoheni së pari pastaj të bisedoni.

Në rast se dëshironi të rrini në atë martesë është mirë që të dy palët të pranoni fajin që keni, dhe të mundoheni të gjeni një mes.

Por, nëse ju vërtetë keni ndarë mendje që të mos qëndroni më me atë person, atëherë është mirë që të bëheni realist dhe të gjeni mënyrën e daljes nga ajo martesë, por pa zhurma./Indeksonline.