10:45 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

“Japim tonën për të marrë një pjesë të trupit kombëtarë- ky është shkëmbimi i dëmshëm i territorit me Serbinë”

Shkruan: Mr.Sc. Refik Hasani;

Japim një pjesë të hapsirës son  për  të marrë një pjesë të së njëjtës hapsirë dhe trupit ton  kombëtarë, nëse ky konsiderohet  shkëmbimi i territorit me Serbinë është tepër i dëmshëm për ne shqiptarët.

Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen rreth reciprocitetit, sukcesionin e mbetur nga ish-ngrehina artificiale e quajtur Jugosllavi dhe çështjet tjera. Prandaj Mitrovica dhe Medvegja, Bujanoci e Presheva janë dy pjesë të një trungu. Nuk duhet t’i shkëmbejmë këto dy hapësira, jo vetëm si pjesë tokësore, por nuk duhet t’i ndërrojmë as popullatën që jeton në këto dy anë. Shqiptarët dhe Serbët kurdoherë do të duhen të ulen dhe mbyllin periudhën më shumë se një shekull. Ku në mes neve dy popujve ka mbretëruar një raport armiqësie dhe lufte, që asnjëherë nuk u shpall si e tillë, por duhet mbyllur me një marrëveshje.

Nëse Veriun e kërkon  Serbia dhe Kosova pajtohet që në këtë shkëmbim të veriut të marrë Preshevën, atëherë Kosova nuk ka fituar asgjë sepse po jep diçka, një pjesë të trupit për ta marrë po ashtu që ishte dhe është si pjesë trupit tonë kombëtar. Kjo formë që të shkëmbehet popullata po ashtu është e favorshme vetëm për Republikën e Serbisë. Paralajmërimet se në tavolin të bisedimeve mundë të  shtrohet dhe shkëmbimi territoreve në mes të Serbisë dhe Kosovës, duhet ndërtuar një pltaform si shqiptarë se cili është interesi i jon si shqiptarë në këtë fazë para bashkimit kombëtarë.

Bisedimet do të duhej të arrinin  normalizimin e raportve në mesë të Kosovës dhe Serbisë.Nuk mund të pretendohet se këto bisedime do të përfundojnë shumë lehtë dhe për një kohë të shkurtër do të mbyllen me sukses.