22:53 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Jashari dhe Lladrovci urojnë Ali Ahmetin

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari dhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e aprovimit të sotëm të Ligjit për gjuhën shqipe, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kanë përgëzuar liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti, duke theksuar se “ka ngadhënjyer e drejta dhe angazhimi i pareshtur nacional Juaji për liri, barazi dhe unitet”.

Jashari dhe Lladrovci, kanë theksuar në rrjetin social se “gjuha jonë e bukur, nga sot, duke marrë miratimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, rikonfirmon fitoren e forcave përparimtare dhe është garanci e pjekurisë politike për këtë të arritur të madhe demokratike”. Ja postimi i plotë në rrjetin social:

“Të dashur vëllezër e motra në Maqedoni, I dashur vëlla Ali, Sot, me aprovimin e Ligjit për gjuhën shqipe, u shënua një përparim i madh për të gjithë, duke ngadhënjyer e drejta dhe angazhimi i pareshtur nacional Juaji për liri, barazi dhe unitet.

Gjuha jonë e bukur, nga sot, duke marrë miratimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, rikonfirmon fitoren e forcave përparimtare dhe është garanci e pjekurisë politike për këtë të arritur të madhe demokratike. Urojmë që ky sukses i fillimvitit të jetë pjesë e mbarësisë dhe sukseseve tjera për të gjithë, në rrugën tonë të përbashkët evropiane dhe vlerave të saj, Përgëzime vëllazërore nga Skënderaji dhe Drenasi nga Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci”.