09:47 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Jashari për bacën Hilmi: Humbje e madhe për Haradinajt dhe kombin shqiptar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka ngushëlluar familjen Haradinaj me rastin e vdekjes së bacës Hilmi, babait të Kryeministrit të  Kosovës, Ramush Haradinajt.

Jashari ka thënë se Baca Hilmi ishte shembull i prindit të pathyeshëm, sipas tij, ai pati  vendosmërinë e pamposhtur për qëllimet fisnike dhe të sinqerta në shërbim të atdheut.

“Qëndrimi i tij burrëror, përball sfidave, e cilësuan atë si prind me fuqi të jashtëzakonshme morale e patriotike, duke na dhënë fuqi për të përballuar sfidat që sjell jeta”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Ngushëllime Familje Haradinaj!

Sot, me dhimbje të thellë e pranova lajmin e rëndë se në mesin tonë nuk është më Baca Hilmi.

Baca Hilmi, ishte një shembull i prindit të pathyeshëm, me vendosmërinë e pamposhtur për qëllimet më fisnike dhe më të sinqerta në shërbim të atdheut.

Qëndrimi i tij burrëror, përball sfidave, e cilësuan atë si prind me fuqi të jashtëzakonshme morale e patriotike, duke na dhënë fuqi për të përballuar sfidat që sjell jeta.

Sot, dhimbjes dhe humbjes së madhe për Familjen Haradinaj dhe kombin shqiptar i bashkohem me respektin e përjetshëm për jetën dhe veprën e Bacës Hilmi!

Lavdi jetës dhe veprës së Hilmi Haradinajt!./Indeksonline/