13:01 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Jashari: Turp për Veliun dhe LDK-në që bojkotuan ceremoninë për Demaçin

Kryetari i Shoqatës DFK  në Podujevë, Shemsi Jashari ka reaguar ashpër ndaj  Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku këta të fundit bojkotuan ceremoninë përkujtuese të Adem Demaçit në sheshin e Prishtinës.

Ai përmes një shkrimi ka thënë se është vërtet trup sidomos për Agim Veliun, pasi që sipas tij, Demaçi është llapjan me të cilin krenohen shqiptarët.

“Sot duke mos marr pjesë në varrimin e nderit te Kombit z.Adem Demaqi, LDK si zakonisht mungon aty ku ka vlera dhe ku qendron lavdia. Ata pasi janë të tillë e nderuan duke mos marrë pjesë në varrim”, thuhet ndër tjerash në shkrimin e tij.

Shkrimi i plotë i Shemsi Jashari:

12 minuta. Turp, turp për LDK-në, turp sidomos për Agim Veliun pasi që Adem Demaqi përveç Shqiptar i madh, është llapjan me të cilin krenohen shqipëtaret normal.

Sot duke mos marr pjesë në varrimin e nderit te Kombit z.Adem Demaqi, LDK si zakonisht mungon aty ku ka vlera dhe ku qendron lavdia. Ata pasi janë të tillë e nderuan duke mos marrë pjesë në varrim.

Vdekja më e madhe e ndodhur pas lufte është vdekja e Ibrahim Rugovës, për arsye se ai nuk la askënd mbrapa.

Turp,Turp, Turp!!!!