18:32 / E Martë, 21 Gusht 2018 / k.v

Java e modës në Nju Jork, me protagoniste një modele surprizë

Marian Avila është 20 vjeç dhe bën modelen në Spanjë. Pas disa javësh do të realizojë një ëndërr të madhe: do të sfilojë në Nju Jork në javën njujorkeze të modës.

Një mundësi e jashtëzakonshme kjo, për të gjithë ata që janë të angazhuar në fushën e modës, por për Marian Avilën është edhe më e madhe, pasi 20-vjeçarja është me sindromën “down”.

Gjendja e saj, sidoqoftë nuk e ka penguar asnjëherë dhe ka vijuar me guxim të ecë drejt pasionit të saj.

“Ëndrrat janë realizuar”, ka shkruar ajo në blogun e saj, duke u treguar ndjekësve se do të jetë e para modele me sindromën “down” që do të shkojë në Nju Jork për javën e modës.

Ajo që ka zgjedhur Marian si modele është stilistja Talisha White.