18:15 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Jennifer Lopez drejt altarit për herë të katërt (Foto)

Pas tri martesave dhe dy fejesave të gjata, duket se Jennifer Lopez do të guxojë sërish. Këngëtarja dhe aktorja duket se ka marrë më në fund propozimin nga i dashuri, ish-truproja i saj Alex Rodrigues.

J.Lo është fotografuar gjatë pushimeve për Ditën e Pavarësisë, me një unazë diamanti në gishtin e fejesës.

48-vjeçarja e publikoi vet foton në Instagram, ndërsa po i ndan ditët e pushimit me fëmijët e saj dhe të Alexit.

E pyetur shpeshherë nëqoftëse do të martohej sërish, Jennifer është shprehur se këtë herë ka gjetur dashurinë e jetës dhe do të mundohet ta mbajë përjetë.

Nëse vërtet do të ketë martesë, kjo nuk do të ishte e para për J.Lo.

Image result for jennifer lopez alex rodriguez

Jennifer ndan sot kujdestarinë e dy binjakëve, Max dhe Emme, me ish-bashkëshortin Marc Anthony, me të cilin ka qenë e martuar për një dekadë, nga viti 2004 deri në 2014-n.

Ajo ka qenë e martuar edhe më herët, me balerinë apo basketbollistë, ndërsa lidhjet më të gjata i ka pasur me Ben Affleck apo Sean Combs, i njohur më së shumti me emrin e artit Puff Daddy.

Jennifer dhe Alex shoqërohen që prej shkurtit të vitit 2017 dhe në publik duken të pandashëm nga njëri-tjetri.

Image result for jennifer lopez alex rodriguez