21:38 / E Enjte, 12 Korrik 2018

Jep arsyen Floretë Zejnullahu, pasi largohet nga posti i kryetares së Rinisë së PDK-së

Floretë Zejnullahu, e zgjedhur para disa dite Kryetare e Rinisë Demokratike të PDK-së në Podujevë, është tërhequr nga ky post. Ndonëse kishte “vrapuar gjatë” për tu zgjedhur kryetare, Zejnullahu jep një arsyetim për dorëheqjen nga kryetarja e RDK-së.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ajo ka treguar se pse ka vendosur që t’ia liroi vendin dikujt tjetër për postin në fjalë.

“Unë jam zgjedhë dje edhe në Kryesi Qendrore të partisë të Rinisë Demokratike edhe jam anëtare e Kryesisë atje dhe tash dy pozita me i mbajt mu është dokur pak si shumë përgjegjësi. S’mundem të arrijë në të dyja me jep më të mirën. Pra, kom vendos me qenë anëtare e Kryesisë dhe këtu me i jep hapësirë dikujt tjetër, aty ka shumë të rinj dhe të cilët kanë vullnet me punu edhe që munden me shkëlqy ndoshta më shumë në këtë post sesa unë në të dyja”, ka thënë Zejnullahu për Indeksonline.

Më tutje, ajo shton se këtë e ka bërë pasi që është edhe në studime të Masterit, sipas saj, ka angazhime edhe në punë si dhe poashtu në studime.

“Kurrfarë presioni apo diçka tjetër nuk ka pasur d.m.th vet u kanë dëshira jem vullneti jem”, ka përfunduar ajo./Indeksonline/