18:27 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Jep dorëheqje një nga Kryetaret e Forumit të Gruas së LDK-së

Njomza Dermaku, Kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Kamenicë si dhe delegate në Kuvendin Komunal ka njoftuar përmes një letre se sot ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat drejtuese brenda Lidhjes Demokratike në Kamenicë.

Ajo në  një letër të gjatë ka treguar arsyet e dorëheqjes së saj. Sipas Dërmakut, tani ka vendosur që objektivat më tutje në Kuvendin Komunal t’i veprojë si kandidate e pavarur, shkruan Indeksonline.

Më poshtë letra e ish anëtares së LDK-së në Kamenicë, pa nderhyrje:

Të nderuar qytetarë!

Të nderuar anëtarë/e, përkrahës e simpatizant te mi.

Po ju drejtohem me ketë deklarate ne rrjete sociale pasi qe ketu jemi me aktiv se gjithkund tjetër…

Kam hyrë në LDK  për te punuar me aq sa mundem dhe dij, jo per tu neglizhuar dhe për tu nënvlerësuar.

Jam mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga një pjesë e kryesisë dhe kam gjetur mbeshtetje..mirëpo më e keqja është kur disa  punojnë pas shpinde e shtiren ” tolerant”.

Sido që të jetë, vota e qytetarit është matesi më i mirë dhe më i sakt për një kadidat/e!

Ju falemderoj per bashkëpunimin që kemi pasur deri më tani.

Kam pritur tash e sa kohë se po thirremi në një takim nga kryetari mirëpo ajo nuk ka ndodhur.

Ndjej obligim të ju njoftoj se nga sot jap dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda LDK-se ne Kamenicë!

Nuk dua te jem në mesin e këtyre dështimeve duke e kuptuar se:

*Me punu mirë e drejt demtohesh

*Me dasht me e zhvillu nje aktivitet pengohesh(se po fiton poena politik me shum e vaj halli)

*Mendimi ndryshe nuk lejohet ne LDK

*Partia personalizohet nga 2-3 persona dhe te gjitha privilegjet shperndahen ne ata persona

* Injorim total ne gjinin femrore si me qene ne kohen e gurit

*Gjerat e servuara me ardh ne kryesi veq sa per sy e faqe me ngrit doren se ( pune e kryme)

*Nuk eshte mire mos me ju permbajt premtimeve te vogla por qe luajn rol te madh ne besen e njeriut.

*Lideri i vertet nuk ndikohet nga persona te caktum e me ia ruajt “hunt” se po idhnohen e me dhan krejt partien per ata 2-3 persona!

Dhee shume te pathena ketu qe sjan te nevojshme me ju lodhe me lexu e qe  une i konsideroj edhe te turpshme me i permend.

I nderuari kryetar uroj te jesh vetvetja kur eshte puna te kryetarja e FG se kogja komplikim i vazhdushem pom doket… ndoshta per nga natyra femrat jane me te komplikuara a sdi!!!

E për mos me qen edhe më tutje “argat”, e në respekt të plotë te votuesve të mi,dhe gjithsesi me premtim absolut se pa u ndalur do të synoj objektivat që kam parashtruar bashkë me ta,kam vendosur që tash e tutje në Kuvendin komunal do të veproj si kandidate e pavarur.

E kuptoj se shume njerez nuk munden me qene dakord me mua por, une besoj se eshte gjeja me e duhur qe duhet bere!./Indeksonline/