11:00 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / k.v

Jep dorëheqje një nga shefat e Facebook

Shefi i sigurisë së Facebook, Alex Stamos ka dhënë dorëheqje nga kompania. Në fakt largimi i tij është paralajmëruar më parë dhe do të jetë pjesë e Facebook deri në fund të muajit. Vendimi i tij erdhi vetëm një ditë pas Facebook paralajmëroi se do të ndryshojë mënyrën e sigurisë.

Më i befasishëm është vendimi i Facebook pasi që ka marrë vendim që mos ta zëvëndësoi Alex Stamos me asnjë person tjetër.

Kjo pasi që sipas kompanisë, askush nuk do të mbajë titullin e “oficerit kryesor të sigurisë” në Facebook. Kompania gjigante do të formojë një ekip të tërë që do të përkjdeset vetëm për sigurinë./Indeksonline/