08:25 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Jepen detajet e para të shpërthimit të tritolit në Vlorë

(I plotësuar) – Policia e Vlorës njoftoi sot paraprakisht se tritoli që shpërtheu në Vlorë i ishte vendosur shtëpisë së Jovan Çelës, 43 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”. Shpërthimi ndodhi në orën 3:20.

Njoftimi: “Më datë 23.09.2018, në orën 3:20, në lagjen “Isa Boletini”, në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.”

…………………………………….

Shpërthim tritoli ne Vlorë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës rreth orës 3.

Ngjarja është shënuar në lagjen Isa Boletini.

Mësohet se ka vetëm dëme materiale.