19:23 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Jeta e adoleshenteve që jetojnë në burgje (Foto)

Krimet e të rinjve kanë qenë shpesh herë subjekt i diskutimit dhe ekzaminimit-por gratë e reja që kthehen në krime shpesh anashkalohen.

Njëra nga fotografet e njohura, Lilla Szasz, ka qenë e mbyllur në një qendër burgimi . Ajo është përqendruar tek vajzat e moshës 14-18 vjeç që jetojnë në një nga institucionet më të vjetra korrektuese në Budapest, transmeton Indeksonline.

Szasz thotë se disa nga historitë që hasi gjatë fotografimit të grave në institute përfshijnë një të burgosur që goditi babanë e saj me vdekje, një tjetër që është një hajdute dhe një tjetër që e shiu njerkun e saj.

Ajo po punonte në një projekt më të madh rreth identiteti femërore dhe iu kërkua të krijonte më shumë punë në këtë temë.

Ajo vazhdoj për tek institucioni në fjalë dhe u bë shumë kurioze.

Szasz tha se për shumicën e vajzave sfondi i tyre i pamjaftueshëm familjar dhe trauma e papërpunuar përcaktojnë sjelljen e tyre dhe gjendjen psikologjike. Institucioni synonte t’i ndihmonte ata që të përpunonin këtë traumë për të udhëhequr rrugën e tyre në jetë.

Shumë gra të reja kryesisht e kalonin kohën duke bërë punë, punë në shkollë, duke luajtur sporte ose duke u angazhuar në kujdes psikologjik.

Në kohën e lirë ato dëgjonin muzikë, visheshin ndryshe, ndonjëherë edhe grindeshin me njëra-tjetrën.

Pjesa më e madhe e kohës së tyre ishte  ëndrra apo fantazi për jetën.

Madje sipas saj shume prej vajzave eksperimentonin me seksualitetin e tyre dhe kishin marrëdhënie romantike me të burgosurat e tjera që luanin rolin e një dashnori mashkull.

Në shumicën e rasteve thuhet se ato nuk ishin lesbike, por ishin vajza adoleshente që ëndërronin për të dashurit.

Ajo ka zgjedhur edhe fotografinë e saj më të preferuar e cila është dy gra të shtrira në mes të luleve me flokë të gjata e të bukura. Sipas saj ajo përfaqëson gjithë bukurinë dhe shpresën që po kërkohej për të gjithë punën e saj./Indeksonline/