19:50 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Jeta e vështirë e Ramizes në banesat kolektive të Plemetinit (Video)

Ramize Krasniqi nga Obiliqi, nënë e dy fëmijëve jeton në kushte të vështira, me vetëm një social prej 75 eurove.

Ky social nuk i mbulon as shpenzimet për shërbimet mjekësore që duhet t’i marr djali i saj 10 vjeçar Genci, për shkak të sëmundjes së diabetit, shkruan Indeksonline.

Kushtet e vështira, sëmundja e djalit dhe mungesa e bashkëshortit për të përkrahur, janë vetëm disa nga arsyet për të cilat Ramizja ka nevojë për ndihmë.
E gjendjen ia vështirëson edhe më shumë, jeta e saj që bënë bashkë me komunitetet ashkali, romë e serb, në banesa kolektive në Plemetin të Obliqit.
33 vjeçarja për Indeksonline rrëfen jetën e saj të vështirë në mesin e këtyre komuniteteve.

Përveç kushteve të rënda, ajo kujdeset për djalin e saj që është i sëmurë nga diabeti, ku për këtë sëmundje i duhet të blejnë gati 100 euro barna.

Ajo ka një apel për të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë.

Të gjithë ata të cilët mund ta ndihmojnë Ramizen, lë të shkruajnë në Indeksonline për t’i marr të dhënat personale të familjes. Ose edhe mund ta vizitojnë gjendjen e saj në banesat kolektive në Plemetin të Obiliqit./Indeksonline/L.TH/