23:12 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Jeton me krokodilin tash e 20 vite, por… (Video)

Muhhamad Iwan nga Java e Indonezisë tash e 20 vite “bashkëjeton” me një krokodil gjigantë, të cilin e trajton si kafshë shtëpiake.

Krokodilin të cilin e ka emëruar Kojek, është i gjatë 2.5 metra, ha deri 2 kg peshq në ditë, derisa nga banorët e zonës po konsiderohet si atraksion, pasi që shumë nga ta shkojnë te Iwan për të bërë foto me të.

Iwan ka thënë se e kishte blerë krokodilin me një shumë të vogël në vitin 1997, pasi peshkatari që e kishte kapur donte ta hidhte.

Tani Kojek peshon 200 kg dhe për të kujdeset si mos më mirë pronari i tij, që dëshmohet edhe në videon e mëposhtme.

Iwan i cili ka tre fëmijë, ka thënë se i lë ata të luajnë me krokodilin pasi që jetojnë tash e 20 vite me të dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë problem me të. /Indeksonline/

Temat: