08:37 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Jetonte e vetme, digjet në banesë 85 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Devoll, ku një e moshuar ka vdekur si pasojë e flakëve. Policia e Korçës bën të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bitinckë-Devoll, ku viktima është 85-vjeçarja me iniciale Sh .B.

Pasi është lajmëruar nga banorët, policia thotë se në vendin e ngjarjes ka shkuar Zjarrfikësja, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, si edhe shërbimet e Policisë. Por si pasojë e flakëve, e moshuar ka humbur jetën, ndërsa mësohet se ajo jetonte e vetme në shtëpi. Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.12.2017, rreth orës 22.30, kemi marrë njoftim se në fshatin Bitinckë-Devoll, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Sh. B., rreth 85 vjeçe.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar Zjarrfikësja, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, si edhe shërbimet e Policisë. Por si pasojë e flakëve ka gjetur vdekjen shtetasja e mësipërme, e cila jetonte e vetme në këtë banesë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Temat: