12:22 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Jevtiq kërkon përgjegjësi nga Qeveria për rastin Gjuriq

Në mbledhjen e Qeverisë që po kryesohet nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marr pjesë edhe zëvendëskryeministri nga Lista Serbe Dalibor Jevtiq.

Ai ka kërkuar nga kabineti qeveritar shpjegime për rastin që ka ndodhur të hënën me arrestimin e shefit të zyrës për Kosovën Marko Gjuriq.Jevtiq tha se aktet e tilla e dëmtojnë procesin e bashkëpunimit dhe sipas tij shkaktojnë frikë në popullatën serbe. Ai madje tha se nuk ka qenë vendim për ndalimin e Gjuriqit dhe ka kërkuar përgjigje pse është përdorur dhunë nga Policia.

“Ky nuk ka qenë vendim i Qeverisë sepse nuk është marr vendim Kërkoj përgjigje në pyetje pse është përdorur dhunë në njerëz të cilët kanë ngritur duart kur kanë hyrë Policia? A ka ekzistuar mënyrë që të bëhet në formë tjetër? Do të doja të ishte këtu sot Rikallon,  a keni pyetur se çfarë dhe pse i ka ndodhur Rikallos a jo? 32 njerëz janë lënduar atë ditë. Ata nuk kanë qenë të armatosur. Kanë pasur vetëm fleta dhe kimikë. Me lotsjellësin…kur ka qenë Gazi në Kuvend ju kemi mbështetur që është i rrezikshëm. Policia e Kosovës ka gjuajtur pa asnjë arsye”, tha Jevtiq.

Ai tha se e vetmja formë për zgjidhje problemesh është të bisedohet por duhet të jetë i hapur dhe sinqertë.

“Do të më vinte marre nëse Arifi do të trajtohej në Beograd sikurse Gjuriqi në Prishtinë dhe atë nuk do t ia dëshiroja askush sepse nuk bëhet fjalë për nacionalitet por për njerëz. Njerëzit nuk trajtohen ashtu. Nëse jeni të hapur dhe dëshironi që në të ardhmen të punojmë në paqe e qetësi e pakta që duhet të bëni është që të hapen hetime për atë se kush është përgjegjës për atë çfarë ndodhi”, tha Jevtiq.

Pas fjalës së Jevtiqit kryeministri Haradinaj tha se ngjarja e të hënës është një sekuencë duke i  siguruar se nuk ka qenë e  drejtuar kundër qytetarëve dhe ministrave. Haradinaj tha se Policia nuk e kanë njohur dhe se nuk beson se kanë qenë të drejtuara kundër tij. Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe i ka premtuar se do ta marrin me seriozitet ato që i tha Jevtiq.

Haradinaj beson se e hëna  nuk do të keqpërdoret nga askush për t’i kthyer proceset prapa. “Kosova është e vendosur me vazhdu dialogun me Serbinë dhe jemi të interesuar që çështjet e mbetura të hapura të zgjidhen”, tha Haradinaj. Në këtë debat është inkuadruar edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj i cili tha se  ky vend ka një sistem kushtetues dhe rend juridik që duhet të respektohet. “Kemi marrëveshje nga Brukseli që rregullon vizitat. As ne s’mund te shkojmë në Serbi pa e ekzekutu  këtë marrëveshje as ndonjë zyrtar i shtetit serb pa qene në përputhje me procedurat. Gjuriq nuk e ka respektuar asnjë procedurë të vetme. Vitin e kaluar ka hyre 5 a 6 herë në mënyrë ilegale. Veprimi nuk është kundër komunitetit serb as kundër askujt por që të respektohet rendi kushtetues”, tha Hoxhaj. Ai kërkoi që Lista Serbe të mos mbetet instrument i politikes së Beogradit dhe mos të mbetet viktimë e Gjuriqit.