13:46 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Jevtiq thekson rendësin e tejkalimit të mosmarrëveshjeve me shqiptarët

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Dalibor Jevtiq është takuar me Ambasadorin e Kanadasë, Daniel Maksimiuk ku ka theksuar rëndësinë e tejkalimit të ndonjë mosmarrëveshje në mes të shqiptarëve dhe serbëve për të jetuar në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Ata gjithashtu thuhet të kenë diskutuar këtë në përvojat që ka Kanadaja për të organizuar funksionimin e institucioneve multi-etnike, gatishmërinë për të investuar, problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare, si dhe problemet më të mëdha të serbëve dhe të tjerëve që nuk janë shumicë në rajon./Indeksonline/