12:05 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Jo vetëm në orar pune, pjesëtarët e Policisë së Kosovës shpëtojnë jetë edhe jashtë saj (Foto)

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë çdoherë në shërbim të qytetarëve.

Padyshim se jeta e tyre shpeshherë rrezikohet për të shpëtuar të tjerët. Por jo vetëm kaq, policët janë vazhdimisht të angazhuar në punë, shpesh herë ndër më të rrezikshmet.

Pavarësisht këtyre angazhimeve shumë prej tyre gjejnë kohë edhe për aktivitete të tjera.

Së fundi disa prej tyre kanë vendosur të shpëtojnë jetë edhe në një formë tjetër, përmes dhurimit të gjakut, transmeton Indeksonline.

Janë pikërisht pjesëtarët e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës në stacionin e veriut që gjatë ditës së djeshme dhuruan gjak me motivin e shpëtimit të jetës së dikujt tjetër./Indeksonline/