21:14 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Jo vetëm të moshuarit, edhe 30 vjeçarët kanë probleme me ereksion

Burrat në të 30-at e tyre kanë nivele më të larta të problemeve të ereksionit, sipas një studimi i ri.

Megjithëse dihet se probleme të tilla kanë meshkujt e moshuar, mosfunksionimi i ngritjes mund të ndodh në çdo moshë dhe kjo mund të jetë e zakonshme tek meshkujt më të ri, më shumë se që njerëzit mund të mendojnë.

43 për qind e të gjithë meshkujve britanik nga mosha 18 deri në 60 vjeç thonë se vuajnë nga impotenca dhe ata për këtë më së shumti “fajësojnë” stresin, lodhjen, ankthin dhe alkoolin.

Njerëzit hezitojnë të flasin për problemet e tyre “në dhomën e gjumit” dhe rreth një e pesta të përfshirë në studim kanë thënë se këto probleme kishin ndikuar edhe në shëndetin mental.