19:03 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Jo vetëm tifozët, por edhe bashkëlojtarët janë të impresionuar nga veprimet e CR7 në skuadër

Cristiano Ronaldo ka një muaj që i është bashkuar Juventusit dhe tashmë ai është përshtatur mjaft mirë me bashkëlojtarët e tij të ri.

Ish-sulmuesi i Real Madridit u transferua në klubin italian nga 88 milionë funte në korrik, duke e përfunduar qëndrimin 9-vjeçar te ”Los Blancos”.

33-vjeçari luajjti me fanellat bardhë e zi për herë të parë të hënën kur Juventusi zhvilloi një miqësore me skuadrën B.

Në një stil të zakonshëm të tij, sulmuesi portugez e hapi serinë e golave. Por, miqësorja u pezullua pas minutës së 70-të pasi që një tifoz u futë brenda në fushë për ta përshëndetur pesë herë fituesin e ”Topit të Artë”.

Por, jo vetëm tifozët që u impresionuan, por edhe bashkëlojtarët e tij u ndjenë ashtu pas një veprimi nga CR7.

Gianni Balzarini i Mediaset tha për MailOnline: ”Kur lojtarët e Juventusit arrijnë në stërvitje, ata e gjejnë aty Cristianon tashmë duke u stërvitur. Dhe ai është gjithnjë i fundit që largohet”.

”Pjesa tjetër e skuadrës janë të impresionuar nga veprimet e tij”.

Ronaldo mund të debutojë për Juventusin në Serie A të shtunën ndaj Chievos nëse ndeshja nuk shtyhet për shkak të incidentit tragjik në Genoa./IndeksOnline/