12:48 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Jogi Low viziton Arsenalin, ”zhduket” Ozil

Mediat gjermane kanë qenë të fokusuara këtë javë pasi trajneri i Gjermanisë, Joachim Low e vizitoi Arsenalin.

Low ka qenë në kryeqytetin anglez për disa ditë dhe ai e vizitoi qendrën stërvitore të Arsenalit, ”London Colney”.

Natyrisht, Low e ka humbur Mesut Ozil në skenën internacionale pas Kampionatit Botëror, transmeton IndeksOnline.

Ozil është pensionuar nga futbolli internacional, derisa Low ka konfirmuar se Ozil kurrë nuk e ka thirrur atë direkt për t’ja përcjellur atij mesazhet.

Dhe çdo shpresë për ndonjë pajtim të mundshëm është shuar pasi fantazisti i Arsenalit nuk e ka takuar këtë javë trajnerin gjerman.

Tutje, Bild shkruan se trajneri i Arsenalit, Unai Emery e ka bllokuar Jogi Low që të flasë me Ozil.

Megjithatë, Low thuhet se vizitoi Arsenalin me qëllimin e vetëm – për të folur me Bernd Leno, Shkodran Mustafin dhe Per Mertesacker./IndeksOnline/