18:45 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

John Legend kritikon rëndë Donald Trumpin

Këngëtari i njohur, John Legend  ka dërguar kritika të rënda në drejtim të presidentit amerikan, Donald Trump. Ai këto kritika i bëri para ceremonisë  së çmimeve të revistës “GQ”, transmeton Indeksonline.

Para se të arrinte tek vendi ku po mbahej ceremonia ai u ndalu nga televizionet britanike ku u pyet rreth presidentit.

“Po. Ai i meriton kritikat. Ai ka bërë disa gjëra të tmerrshme dhe është një person i tmerrshëm gjithashtu. Unë mendoj se ai është egoist, racistë dhe gënjeshtar me siguri, gënjeshtari më i keq që e kemi parë në jetën publike” mbaroj John Legend./indeksonline/