19:37 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Jose Mourinho flet për herë të parë për blerjen e mundshme të Alexis Sanchez

Jose Mourinho e ka komentuar për herë të parë mundësinë e transferimit të Alexis Sanchez në afatin e janarit.

Trajneri i Manchester United ka dhënë një përgjigje “diplomatike” duke thurur lëvdata për yllin kilian.

“Sanchez është futbollist i Arsenalit. Me siguri që këtë javë ai do t’i veshë fanelat e Arsenalit. Me bordin e Manchesterit ne nuk i besojmë tregut të janarit.

Ka disa lojtarë në botë që ju duhet t’i studioni para se t’i bleni.

Gjithçka që mund të them tani është se Sanchez është lojtar fenomenal, këtë mund ta them tani” ka thënë Mourinho./Indeksonline/