17:01 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Jose Mourinho, ky është trajneri më i dobët në histori të Premierligës (Foto)

Jose Mourinho, trajneri i Manchester Unitedit ka thënë se Frank de Boer është trajneri më i dobët në histori të Premierligës.

Menaxheri holandez mori drejtimin e Crystal Palaces gjatë këtij sezoni, por vetëm pas shtatë takimeve ai u shkarkua nga detyra.

47-vjeçari udhëhoqi klubin anglez në shtatë takime, të cilat ishin të gjitha humbje, madje lojtarët e tij nuk arritën të shënonin asnjë gol.

Trajneri portugez, Jose Mourinho e quan De Boerin si trajnerin më të dobët në Premier.

“Nëse Marcus Rashford do të trajnohej nga Frank de Boer, atëherë ai do të mësonte vetëm si të humbiste. Kam lexuar një kuotë nga menaxheri më i keq në histori të Premierligës. Frank de Boer shtatë ndeshje, shtatë humbje, zero gola”, ka thënë Mourinho.

Në fakt këtë polemik mes dy trajnerëve e kishte nisur vet holandezi, i cili kishte thënë:

“Është për të ardhur keq që menaxheri është Mourinho. Ai është lojtar anglez, duhet t’i jepet kohë, ai mund të bëjë gabime. Mourinho nuk është kështu, ai dëshiron rezultate. Nëse Rashford nuk luan mirë, ai e nxjerr jashtë, kjo nuk duhet të ndodhë”, kishte thënë De Boer./IndeksOnline/