08:37 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Joshua dhe Klitschko takohen takohen përsëri (Video)

Me 29 prill të vitit të kaluar Anthony Joshua mposhti me KO kampionin e atëhershëm të Botës, Vladimir Klitschko.

Një vit më pas ata janë takuar përsëri në vendin e njëjtë, në Wembley për t’i shprehur respektin njëri tjetrit.

“Një vit më vonë ne takohemi përsëri në stadiumin Wembley për të treguar respekt dhe për të ndarë pikëpamjet tona për një natë historike. Vjen së shpejti!”, ka shkruar Joshua në Instagram.

Joshua është “trashëgimtar” i një dekade triumf të boksierit ukrainas, ku këtë vit pritet që të bëhet edhe kampion i padiskutueshëm nëse arrin të mposht Wilderin. /IndeksOnline/