23:55 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Joshua flet për kundërshtarin e radhës, ja kur zhvillohet meçi

Anthony Joshua e di që sfida ndaj rusit Alexander Povetkin do të jetë shumë e vështirë, pasi rivali ka një grusht të fuqishëm, çka e konfirmoi edhe në përballjen e fundit, kur mundi me “KO” David Price.Përballja mes Joshua dhe Povetkin do të zhvillohet më 22 shtator në stadiumin “Wembley” të Londrës, me britanikun që do të mbrojë titujt e kategorive IBF, WBO dhe WBA në peshën e rëndë.

“Nëse shihni sfidat e Povetkin do të kuptoni se ai di të hedhë “KO” rivalin, çka e bën rival të rrezikshëm për këdo”, u shpreh Joshua.

Më tej, britaniku, që vjen nga fitorja me KO ndaj një ish-kampioni bote si Joseph Parker, tha: “Povektin ka një të majtë të fortë, ndonjëherë arrin të godasë 3 herë radhazi me të majtën. Ka 24 fitore me KO në 35 duele, çka e bën një rival të fortë dhe të respektueshëm. Ka vetëm një humbje me Wladimir Klistchko 5 vite më parë. për mua, ai është një nga boksierët më të mirë, me një karrierë e rekord fantastike në ring”.

“Kur u përballa me Parker përdosa disa stile të reja, pasi synoja që të përgatitesha për duelin ndaj Wilder dhe doja të përgatitesha si duhet”.“Tani kam kohë të stërvitem si duhet për këtë sfidë ndaj Povetkin, ndaj besoj se do të bëj disa hapa prapa, për të qenë sërish boksieri i dikurshëm në disa lëvizje. Besoj se do të jetë një sfidë e bukur me 12 raunde, vështirë se mbyllet më herët”, tha mes tjerash Joshua, ndërkohë që rivali i tij është 38 vjeç dhe ka qenë fitues i medalje së artë 8 vite para se të njëjtën gjë të bënte edhe Joshua.

Temat: