11:05 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Joshua ka një mesazh për Wilderin: Eja lufto me mua për katër rripat, unë jam gati!

Anthony Joshua, thotë se ekipi i tij është duke u përgatitur që ta bëjë ofertën për Deontay Wilder që ta krijoj një luftë për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda.

Mbajtësi i titujve; IBF, WBA dhe WBO shtoi se nëse ai do të ishte në vend të Wilderit, do të ishte “mbi qeillë” me ofertë, transmeton IndeksOnline.

“Unë dua të luftoj, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Do ta bëjë një ofertë tjetër për ekipin e Wilderit, një ofertë shumë të mirë që do të krijojë shumë interes nga Wilder. Unë nuk e di sa është serioz ai, por unë do t’i ofrojë atij marrëveshje, të vij dhe të luftoj për katër rripa, me një klauzolë marramendëse. Unë do të isha mbi hënë në rast se do isha në vendin e Wilderit”, ka thënë Joshua.

Një nga boksierët e mundshëm për t’u përballur me Joshuan, është edhe Povetkin.

Kujtojmë që Joshua gjatë muajit mars mposhti boksierin nga Zelanda e Re, Parker./IndeksOnline/